Qeveria shqiptare “thërret” me të madhe se nuk ka para mjaftueshëm nga PBB që të “punojë” për Shqipërinë, ndërkohë që si alternativë janë zgjedhur dy rrugë: Koncesionet dhe marrja hua nga vendet e huaja.
Jo më larg se në shtator ministri i Financës dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj mori borxh 500 milionë euro me qëllim që të shlyejë borxhet e marra më përpara.
Një hap mbrapa ky, çka do të thotë që vendi ynë është shterpë dhe nuk arrin të ndihmojë në rritjen ekonomike. Se pse ndodh kjo ka shumë arsye.
E ndërsa, Ahmetaj deklaron se borxhi është në ulje dhe deri në fund të vitit 2019-të borxhi publik do të jetë në 64.9%, Banka Botërore tregon se aktualisht Shqipëria ka nivelin më të lartë të borxhit në rajon.
Sipas Bankës Botërore, në 2017-n, huamarrja e jashtme e vendit tonë u rrit me 9.28 %
Huamarrja e jashtme nga ekonomitë me të ardhura të ulëta dhe të mesme u rrit në nivelin më të lartë në katër vjet, sipas Statistikave Ndërkombëtare të Borxhit 2019, të publikuar nga Banka Botërore dhe të përpunuara nga revista “Monitor”. Borxhi i jashtëm i përgjithshëm i vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme u rrit 10 për qind në 2017 në 7.1 trilionë dollarë, një ritëm më të shpejtë të akumulimit të borxhit se rritja prej 4 për qind në 2016.
Sipas shifrave, borxhi i jashtëm i Shqipërisë u rrit me 9.28 % në 2017. Flukset hyrëse financiare (huamarrja dhe kapitali) në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme u rritën me 61 për qind në vitin 2017 në nivelin më të lartë në tre vjet, të nxitura nga një rikthim i flukseve hyrëse të borxhit neto. Flukset neto financiare u rritën në 1.1 trilionë dollarë në 2017, një nivel që u pa më parë në vitin 2013. Ritmi i flukseve neto të të ardhurave neto u nxit nga huamarrja neto që u rrit në 607 miliardë dollarë në 2017, nga 181 miliardë dollarë në vitin 2016, duke tejkaluar hyrjet neto të kapitalit për herë të parë që nga viti 2013.
Një rritje e ndjeshme në të dy hyrjet e borxhit afatgjatë dhe afatshkurtër kontribuuan në rritjen. Flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte (FDI), të konsideruara prej kohësh si komponenti më i qëndrueshëm dhe elastik i flukseve të tjera financiare të paqëndrueshme, u tkurrën për të dytin vit radhazi, duke rënë edhe 3 për qind më 2017.
Në të kundërt, hyrjet e kapitalit të portofolit u rritën në 57 miliardë dollarë rritje prej 29 për qind gjatë vitit 2016. Tendencat e nivelit rajonal në borxhin e jashtëm në akumulimin e vitit 2017 ndryshonin. Vendet në Afrikën Sub-Sahariane akumuluan borxh të jashtëm me një ritëm më të shpejtë se vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, në rajone të tjera në 2017: stoku i borxhit të jashtëm të kombinuar u rrit 15.5 për qind nga viti i kaluar në 535 miliardë dollarë.
Pjesa më e madhe e kësaj rritjeje ishte nxitur nga një rritje e huamarrjes nga dy ekonomitë më të mëdha të rajonit, Nigeria dhe Afrika e Jugut, ku stoku i borxhit të jashtëm u rrit 29 për qind dhe 21 për qind respektivisht. Ekonomitë e Azisë Jugore kanë zgjeruar normat e borxhit të jashtëm me 13.3 për qind mesatarisht, të udhëhequr nga Bangladeshi (23 për qind) dhe Pakistani (17 për qind).
Rajoni i Lindjes së Mesme dhe Afrika e Veriut rezerva të borxhit të jashtëm u rriten me 11.7 për qind, pasi një rritje prej 23 për qind në stokun e borxhit të jashtëm të Egjiptit në 2017 u kompensua me një rritje prej 5 për qind në Liban. Vendet në Azinë Lindore dhe rajonin e Paqësorit, përveç Kinës, kanë rritur rezervat e borxhit të jashtëm me një mesatare prej 9.3 për qind. Rezervat e borxhit të jashtëm u rritën 2.5 për qind në Evropë dhe Azinë Qendrore dhe në Amerikën Latine dhe Karaibe në 2017.
Diskutime rreth kësaj post