Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla që prej ditës së djeshme ndodhet në Londër për një vizite pune. Balla zhvilloi një sërë takimesh në Parlamentin e Mbretërisë se Bashkuar dhe një takim me emigrant shqiptarë që jetojnë në Londër.
“Detyrim i klasës politike shqiptare që për zgjedhjet politike të 2021 të garantoje votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Kam besim se Paketa aktuale e Reformës Zgjedhore do të miratohet brenda Krishtlindjeve”, tha Balla
Takimi i parë ishte në Parlamentin Britanik me deputetët Madeleine Moon njëkohësisht Presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Martin Vickers deputet i Partisë Konservatore dhe John Groghan i cili kryeson edhe Grupin për Shqipërinë në Parlamentin britanik.
Balla dhe delegacioni që e shoqëron u pritën në një takim edhe nga deputeti Khalid Mahmood, i cili është edhe Ministër Hije për Europën në Partinë Laburiste. Po ashtu një takim tjetër ishte me deputeten Margaret Hodge si dhe me Drejtoreshën e Fondacionit Westminister, i cili pritet të hapë së shpejti një prezencë të vetën në Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post