Mbrëmjen e sotme policia ka vënë në pranga dy nga protestuesit e “Astirit”. Pas këtij veprimi nga ana e policisë, ka reaguar Aziz Ylli, vëllai i njërit prej të arrestuarve, Kujtim Yllit.
Në një prononcim për median ai ka konsideruar kryebashkiakun Erion Veliaj fëmijë të keq. Më tej ai u shpreh se është nga fisi Ylli dhe se shtëpitë i ka me gjak, e do i mbrojnë me gjak e jetë.
Denoncimi i Aziz Yllit:
Denoncimi i Aziz Yllit, vëlliat të 70-vjeçarit të arrestuar, Kujtim Ylli. I bëjmë thirrje Erion Veliajt të mos bëjë buqalliqe dhe të marrë policët duke u thënë banorë të Unazës së Re. Merr një plak atje dhe i thotë ta gëzosh koka kolën, ta gëzosh sobën. Kush i ha këto. Jemi në 2018, nuk jemi e largëqoftit. Ti vijë turp. Paska qënë një fëmijë i keq. Se një kryetar bashkie s’mund ti hedhë mijëra banorë në rrugë. Ku i çon ai fëmijët e mi? Fëmija im ka lindur këtu, ka 26 vjet. Nuk ka ardhur nga Skrapari por ka lindur këtu. 32 i bëra këtu. Çfarë quhem unë? Protesta për banorët do të shkojë deri në vdekje dhe do mbrohet me gjak. Është shtëpi dhe nuk e kam barake.
Thotë për lavazhe dhe lloto. Ku janë këto lavazhe e lloto? Le të vijë këtu e të ma thotë këtë. Unë po mbroj shtëpinë time këtu. Ti vërë gishtin kokës. Le të presë çfarë të dojë por jo shtëpitë se shtëpia është e shenjtë. Po na mori shtëpinë le të më marrë edhe nderin e gruas. Çfarë do që të më marrë më? Unë kam 27 vjet në proces legalizimi. A doli kryeministri dhe tha që edhe Enveri po të ngjallet shtëpitë nuk do të prishen?! Pse e thotë Rama këtë?
Shtëpitë i keni me gjak ka thënë dhe nuk janë me drogë dhe me pisllëqe. Jemi nga fisi Ylli të mbrekullueshëm dhe do ta mbrojmë me gjak dhe me jetë këtu. Ne nuk jemi kundra rrugës dhe asnjë banor nuk e ka mohuar. Kush e ka ndaluar.
Po mos bëjë këto pazare natën që të mbijë kulla këtu dhe të na flakin ne. Si do e bëjë këtë ai? Si qenkam unë zaptues dhe shpellar këtu? I kam dhënë tërë jetën votën Partisë Socialiste. Prandaj jam i lig unë tani? Po deputetët e majtë pse nuk vijnë këtu sepse e dijnë shumë mirë që unë u kam dhënë votën. Kemi 1 muaj këtu në rrugë dhe s’po vijnë. Do rrijmë 10 vite këtu derisa të mbrojmë pasurinë tonë. Edhe muxhahedinët i kanë strehuar këtu ndërsa ne do të na flakin.
Diskutime rreth kësaj post