Demokratët u mblodhën në Varrezat e Dëshmorëve për të nderuar bashkë me Pavarësinë edhe Ditën e Çlirimit, duke vijuar traditën e injorimit të 29 Nëntorit.
Pas homazheve dhe himnit kombëtar, kryetari demokrat u ndal për një mesazh me gazetarët. Numrat nuk kanë qenë asnjëherë pika e fortë e Lulzim Bashës, por konfuzioni i datave duket se e hutoi.
“Gëzuar nga zemra të gjithë shqiptarëve ditën e shenjtë të flamurit, ditën e pavarësisë së lirisë së Shqipërisë. Sot përkulemi në ditën më të thellë përpara simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre në 1944… 1444”, tha Basha.
Kryedemokrati mendoi se e kaloi si një lapsus të korrigjuar shpejt, duke harruar se Skëndërbeu e ngriti flamurin në Krujë më 1443 e jo më 1444.
Gafën e dyfishtë nuk ia fali Edi Rama, që postoi videon në rrjetet sociale videon e duke u gajasur me kreun e opozitës.
Video:
Kush kujton se është thjesht një ngatërresë me 5shekuj e gjysëm për shkak të katrave e ka gabim, se Artisti jo vetëm s’e di që flamuri i Kastriotëve u ngrit në 1443, po kujton se kështjella e tyre është në Lezhë ku u mbajt mbledhja Besëlidhjes së 1444🙃Flm që na bën të qeshim😂 pic.twitter.com/FHhFhzirUp
— Edi Rama (@ediramaal) November 28, 2018
Diskutime rreth kësaj post