Banorët e ‘Unazës së Re’ vijojnë me protestën e tyre në ditën e 25 kundër shembjes së banesave të tyre. Sot në Ditën e Pavarësisë, banorët të cilët kanë dalë të protestojnë kanë shpalosur një flamur të madh kuq e zi.
Ata janë shprehur se do t’i mbrojnë banesat e tyre me gjak.
“Do të vazhdojmë protestën tonë deri në fund. Ne jemi të gatshëm të përballemi me këdo që tenton të shembë banesat tona”, janë shprehur banorët.
Diskutime rreth kësaj post