Nesër është Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori. Festa më e madhe Kombetare pasohet nga Dita e Clirimit, 29 Nëntori. Me këtë rast është bërë edhe e Premtja (30 Nëntor) ditë pushimi. Shto këtu dhe dy ditët e fundjavës, plot 5 dite pushim. Dhe ata që kanë mundësi financiare i kane shtrytezuar keto ditë për të shëtitur jashtë vendit.
Kush është destinacioni i preferuar?
Agjencitë turistike theksojnë se destinacioni më i preferuar nga shqiptarët ka qenë Stambolli.
Besnik Vathi, drejtor agjencie turistike tha per Abc News se “kërkesat dhe rezervimet për festat e nëntorit kanë qenë më të mëdha se çdo vit tjetër. Kërkesat fillojnë që nga Stambolli, Bangkoku i largët, vazhdon në Dubai. Ka lëvizje në Amsterdam e Bruksel nga Tirana, Parisi nga Shkupi dhe nga veriu e jugu i Shqipërisë, Maqedoni e Mali i Zi”.
Ai theksoi se lëvizja masive ka qenë drejt Turqisë ku nga të gjitha agjencitë shkojnë 30-35 autobusë për të kaluar pushimet gjatë festave në Stamboll.
Agjencitë turistike konfirmojne se shqiptarët po preferojnë gjithmonë e më shumë destinacionet e turizmit kulturor.
Diskutime rreth kësaj post