Nusja australiane Stephanie Agnew, 32 vjeç, u martua me dashurinë e jetës së saj, Robbie Campbell, në një ceremoni e cila dukej e ngjashme me qindra të tjera – derisa mysafirët bënë diçka të veçantë për të. Në vend se ta shikonin ceremoninë në Maleny, Queensland, 54 mysafirët e ftuar në dasmë mbyllën sytë në mënyrë që të përjetonin çdo moment si nusja – e cila është e verbër.
Ajo ka gjendjen shëndetësore të njohur si Distrofia Cone-Rod – një kusht shëndetësor ky që bën që ajo të shoh vetëm pak dritë, por asgjë më shumë sesa errësirë totale, transmeton Gazeta Express.
Fotografi i dasmës, James Day, nxori fotografitë të cilat u shpërndanë me të madhe në mediat e huaja – të cilat tregojnë atë se sa mirë u ndje nusja në momentin kur eci drejt altarit në fustanin e saj të pabesueshëm.
Diskutime rreth kësaj post