Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja është duke shijuar një lidhje dashurie prej disa kohesh. Vetë aktori nuk ka preferuar ta bëjë publike këtë lidhje, teksa së fundmi në një intervistë për “Wake up” pranoi se kishte një lidhje, ndërsa e cilësoi të dashurën e tij si “E bukura e dheut”.
Aktori i “Portokallisë” është kapur mat nga mediat me të dashurën e tij, teksa kanë publikuar edhe fotot e çiftit.
E dashura e aktorit quhet Ira dhe ka përfunduar studimet bachelor në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Aktori kisht thënë për të dashurën e tij pak kohë më parë:
“Nuk kemi akoma, as bashkëjetesë, as unazë. Jemi në procesin e njohjes, mirë po shkon. Unë jam tip impulsiv, ajo është ndryshe, që është diçka shumë e mirë. Ndihem mirë, është një vajzë që më fal qetësi, është shumë e sjellshme, e dashur, korrekte, më bën të ndihem shumë mirë.”
Diskutime rreth kësaj post