Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama nëpërmjet një lidhjeje telefonike nga Kosova u përfshi në një debat në studion e emisionit “Open”. Ai shpjegoi termin “What the f*ck” të përdorur gjatë konferencës dhe pyetjeve të tjera të gazetarëve, të cilëve iu është përgjigjur me ironi.
Situata agravoi kur Rama pati një përplasje verbale me diplomatin dhe ish-kryetarin e Departamentit të të Përndjekurve Politikë në Partinë Demokratike, Tomorr Alizoti.
Por pasi Rama përdori termin “kazan”, Alizoti e quajti “lider botëror” .
Pjesë nga debati:
Alizoti: Lideri botëror u konsultua me Kosovën për taksën e rrugës së Kombit?
Ndërsa Rama ironizoi paraqitjen e tij.
Rama: Më tërheq vazhdimisht vështrimin dhe nuk e shmang dot komentin, vija në mes e flokëve dhe ajo xhaketa me kuadrata më kujton si ai Ludoviku te ai filmi, që i thotë ai: Eh mos Ludovik, gëlltit një lugë çorbe të prishur dhe e vjell gjithë jetën.
Alizoti: Jo nuk i kam parë filmat e komunizmit unë, Edi jo, si kam pa unë, kam qenë në internim. Nuk jam cacuni i Kristaqit unë Edi, jo këto gjëra me mua. Kam qenë në internim Edi. Filmat e Ludovikut i ke parë ti, se i ke xhiru ti. Jo unë. Stop, Stop!
Rama: Aj, Aj Aj…
Alizoti: Jo me mu këto gjëra.
Rama: Aj, Aj Aj…
Alizoti: Kur ti bërtisshe ‘Partia e Enverit’ unë isha në internim. Jo këto filma me mu. Bëja PS-së, Partisë së Punës. Ti je Ludoviku. Robert Çumçakizi je ti. Jo mu plako, jo mu kto. Kujdes me këto gjëna. Ke rëdë të PD-ja urtë ti, po hajde.
Rama: Qetësoje Ludovikun të lutem, qetësoje se nuk dëgjoj.
Alizoti: Edmond, lider botëror, të keqen, amon.
Rama: Ludovik të lutem, se nuk dëgjoj, të lutem.
Alizoti: Edmond shpirt, aman. O karagjoz je bo Kryeminstër.
Rama: Eni të lutem nuk jam unë që duhet të këshilloj po mendoj se duhet vendosur një kufi etik aty në atë studio dhe duhet ndarë një vijë midis shqipes një Nolit, shqipes së Konicës, shqipes së mësuesve të mi edhe një shqiponje që vjen nga Unaza e Re në studion tuaj.
Alizoti: Konica ka qenë djali i tezes së gjyshes time, ti ke qenë nipi i Spiro Kolekës.
Alizoti: Ai është kryeministri i vendi, është burrë shteti, duhet të sillet si burrë shteti, ose të ikim ta lëmë bisedën. Unë kam pasur një farë respekti po se dija në këtë nivel.
Më pas drejtuesja e emisionit Eni Vasili njoftoi se kishte rënë linja nga Peja me kryeministrin Rama.
Gjatë emisionit, ai pati përplasje edhe me anëtaren e Kryesisë së PD-së, Edith Harxhi, ku iu drejtua kësaj të fundit si “shtetase”, ndërsa ajo i kërkoi t’i drejtohej me “zonjë” siç ajo e quajti “zotëri”, dhe të mos përdorte terma fyese.
Diskutime rreth kësaj post