Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se fraza “What dhe fuck” që përdori sot në mbledhjen e dy qeverive në Pejë, nuk ka qenë e planifikuar të thuhet.
“Doli aty për aty, natyrshëm dhe besoj se e përvijon më së miri në mënyrën më sintetike gjithë frustrimin e një situate që gjendet procesi tërësor në të gjitha planet, procesi i integrimit të mëtejshëm të Kosovës, të rajonit, procesi i ndërveprimit rajonal dhe procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Rama, njofton Klan Kosova.
Ky shpërthim i tij, Rama ka thënë se erdhi pas një bisede me ministrit të Punës dhe Mirëqenies i Kosovës, Skënder Reçica.
“Buroi nga tregimi i Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, që më tregoi se kur kishte shkuar në Beograd për një takim rajonal deri në dy të natës i rrinin mbi kokë disa miq evropianë, sigurisht nën presionin e serbëve që ai të garantonte që të nesërmen kur të fliste nuk do të përmendte termin, Republikë e Kosovës. Kjo doli sepse kjo është situata në tërësi. Nuk është thjeshtë ai moment por një tërësi gjërash që po ndodhin”, është shprehur Rama në intervistën e dhënë ekskluzivisht për Zona B.
“What the fuck” u përdor sot nga Rama derisa shprehi kundërshtinë ndaj qëndrimit të Serbisë dhe sipas tij dyfytyrësinë e saj karshi Kosovës, por që me të shprehi kritikë edhe ndaj Bashkimit Evropian për qëndrimet ndaj dy shteteve, edhe Kosovës edhe Shqipërisë.
Diskutime rreth kësaj post