Analisti Fatos Lubonja ka lëshuar akuza të ashpra kundër kryeministrit Edi Rama.Në një intervistë në rubrikën “Opinion” në News 24, Lubonja ka thënë se Rama është një kryeministër që ça tha dje nuk e thotë nesër.
“Normalisht problemi më i madh që kemi ne sot është se shqiptarët po ikin për shkak të politikanëve. Ky është problemi më i madh, armiqtë më të mëdhenj janë politikanët. Rama është një kryeministër, që ça tha dje nuk e thotë sot“, – është shprehur analisti.
Ndër të tjera gjatë fjalës së tij Lubonja komentuar edhe deklaratat, që kryeministri Edi Rama ka bërë në Kosovë.
“Ky që i thotë Europës, po nuk na pranuat ju bashkohemi vetë ne. Po ky Rama e harron që po mos të ishte Europa , nuk do kishte asgjë këtu. Ne deklaratën e Ramës kuptova se ky është për ndryshimin e kufinjëve”, – ka vazhduar ai.
Diskutime rreth kësaj post