Prej disa muajsh tashmë raportet e huaja dhe jo vetëm tregojnë se në Shqipëri të rinjtë po emigrojnë gjithnjë e më shumë, duke e lënë vendin me një popullsi të plakur, pa të ardhme dhe pa asnjë shpresë. Madje një raport i publikuar disa javë më parë nga Gallup tregonte se 79% e të rinjve shqiptarë donin të iknin për të mos u rikthyer më në vendlindje.Kjo për shkak se ata nuk shihnin asnjë të ardhme në Shqipëri, pagesat janë shumë të ulëta dhe çmimet shumë të larta.
I gjithë opinioni publik mbështeti raportin ndërsa Banka Europiane për Zhvillim ka sjellë atë që do të ishte zgjidhje për shqiptarët, në mënyrë që ata të mos e braktisin vendin.
Sipas BERZH pagat në Shqipëri duhet të jenë së paku 500 dollarë në muaj në muaj në mënyrë që emigracioni të frenohet.
Në raportin e Tranzicionit 2019 thuhet:
“Studimet sugjerojnë se përmirësimi i klimës së biznesit dhe cilësia e shërbimeve publike mund të ulin në mënyrë të konsiderueshme dëshirën e njerëzve për të emigruar. Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve publike dhe rritja e pagave më shumë se, 500 dollarë në muaj në një vend si Shqipëria do të ndikonin në frenimin e flukseve të emigracionit.”
Shqipëria është në listën e vendeve që kanë një numër të konsiderueshëm emigrantësh të parregullt, krahas Algjerisë, Marokut dhe Pakistanit, ku njerëzit ikin nga vendi nga dëshira për mundësi më të mira ekonomike.
BERZH tregon se, si emigrantët e ardhshëm ekonomik, refugjatët dhe emigrantët e parregullt gjithashtu kanë tendencë të jenë meshkuj të rinj dhe relativisht mirë të arsimuar. Ikja e kësaj kategorie ndikon në përkeqësimin e tregut të punë në vendet e origjinës, shkruan Monitor.
Studimi tregon se dëshira për të migruar në këto përmasa lidhet me përfytyrimin që kanë njerëzit për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve. Nga njëra anë, ai është një reflektim i gjendjes reale ekonomike, sociale e politike në vendin e origjinës, dhe nga ana tjetër, i mundësive potenciale në vendin pritës. Vrojtimi tregoi se, rreth 50% e personave që marrin paga nga 1000-1470 euro duan të largohen. Por gjithashtu u pa se 70% e emigrantëve të rikthyer duan të largohen sërish.
Diskutime rreth kësaj post