Në rubrikën “Shihemi në gjyq” pasditen e djeshme, u trajtua historia e Julidës, e braktisur nga i dashuri dhe familja e saj ndërkohë që ka një vajzë të vogël për të rritur.
Julida kishte thirrur në gjyq të motrën Blerinën duke i kërkuar ta ndihmojë sepse ka mbetur e vetme me vajzën. E motra u shpreh se nuk ka mundësi ta ndihmojë Julidën sepse vetë jeton në kushte ekstremisht të vështira dhe është e ve me dy fëmijë për të rritur. Ndërkohë babai i fëmijës nuk e pranon atësinë dhe pretendon se Julida e ka fëmijën me dikë tjetër.
Ajo tha:
“Babai i fëmijës tim na ka braktisur mua dhe vajzën. Motra nuk më përgjigjet dhe më thotë të kërkoj drejtësi. Kisha një dyqan parukerie në Librazhd dhe rrija tek motra. Ai djali është nga fshati i motrës dhe aty u njoha me të. Kur u lidhëm doja t’i tregoja motrës por ai më tha të duroja se do i bënim gjërat familjare. Fisi i tij më njihte, kemi dalë me ta. Sot ata më kërcënojnë me mesazhe që mos ja përmend emrin. Ku të shkoj unë me një fëmijë të vogël? Kam shkuar tek bashkia e Librazhdit të regjistrohem si e pastrehë, më kanë regjistruar por asnjë lekë nuk më kanë dhënë”.
Ndërsa e motra nuk pranonte ta ndihmonte duke u shprehur se është e ve, nuk ka të ardhura dhe ka për të rritur fëmijët e saj.
Ajo shtoi:
“Kur familja e tij mori vesh se isha 4-muajshe shtatzënë i ati më ka ardhur në shpi dhe më dha 500 mijë lekë për të hequr fëmijën. Ai nuk ma hapi më telefonin, iku se do punonte”.
Në fund Eni i kërkoi Blerinës ta mbajë edhe për pak kohë Julidën në shtëpi dhe premtoi se do e zgjidhë këtë çështje dhe fëmija nuk do mbetet pa baba.
Diskutime rreth kësaj post