Edhe pse vetëm me emër, Hashim Thaçi ia ka dalë të prishë atmosferën e mirë të krijuar nga takimi i dy qeverive shqiptare në Pejë,shkruan albeu.com.
E gjitha ka nisur kur u përmend korrigjimi i kufirit me Serbinë, që shpalosi pikëpamjet e ndryshme të Ramës dhe Haradinajt. Rama thotë se është gomar ai që i thitë Thacit tradhëtar, ndërsa Haradinaj u kundërpërgjigj se kufiri nuk ndryshon as nën terma korrigjim kufijsh.
Në lidhje me korrigjimin e kufirit me Serbinë, Rama ka thënë se ” Hashim Thaçi është presidenti i Kosovës dhe komandant i UCK-së, prandaj kush i thotë Thacit tradhëtar është gomar.”
Por, Haradinaj ia kthehu duke thënë se çështja e korrigjimit të kufijve të Kosovës ka mbaruar me 17 shkurt të vitit 2008, kur edhe është shpallur pavarësia e Kosovës.
“Kush mendon se merr tokë prej Kosovës e ka gabim, a ke i Kosovës a i Shqipërisë, a i kujdo koftë, asnjë metër e Kosovës nuk merret më, a ke Ramushi a Edi a Hashim Thaçi a kushdo tjetër, gabon rëndë. Kjo është tokë e shqiptarëve e lame me gjak, 17 shkurti nuk preket më, duhet ta dijë gjithkush këtë. Me këtë kufi na ka njohtë edhe Shqipëria edhe Amerika”, është shprehur Haradinaj.
E në fakt para ca kohësh ka qenë po Haradinaj që ka përmendur fjalën tradhëti ndaj Hashim Thacit.
“E dini çka është prekja në territor dhe askush s’e ka këtë mandat të negociojë për territorin e Kosovës. Dialogu është politik vetëm për njohje reciproke. Dëshira mbetet, por të lëvizë këtë territor të Kosovës s’e ka në mandat as presidenti Thaçi, as askush tjetër.
Pse Kosova të diskutojë diçka të tillë të palogjikshme. Shpallja e pavarësisë është bërë në këtë territor. E pranojmë se këtu jetojnë shqiptarët dhe të gjithë të tjerët dhe do t’i respektojmë komunitetet tjera, por diskutimi për lëvizje të territorit është tradhti kombëtare.
Si e tillë dënohet në çdo vend edhe nga populli edhe nga ligji. Nuk e ka askush të drejtën dhe kushdo që flet është në kufi të tradhtisë kombëtare. Lëvizja ndaj territorit ekzistues të vendit, apo operim ndaj territorit ekzistues të vendit, apo veprim kundër territorit ku jemi shpallur të pavarur është tradhti”, ka deklaruar Haradinaj.” ka thënë ai në një emision televiziv./albeu
Video:
Diskutime rreth kësaj post