Diplomati Bashkim Zeneli në librin e tij ‘Miqësi e trazuar, Greqia në kujtimet e ambasadorit” flet mbi çështjet e diskutuara mes ish-kryeministrit Fatos Nano dhe homologut grek Kostas Karamanlis në maj të 2005. Ndër të tjera, ai tregon lapsusin e Nanos para takimit me Karamalis, pasi i konsideronte emigrantët shqiptarë si minoritet.
Ai tregon këmbënguljen e tij për të ndërhyrë në deklaratën e përgatitur nga stafi i kryeministrisë.
“Nano do të vinte në Athinë më 4 maj. Në delegacion ishte edhe ministri Marko Bello, deputetët Vangjel Dule dhe Ilir Zela, si dhe 3-4 vetë nga stafi i kryeministrisë. Duke pirë kafe në suitën e tij, Nano më drejtohet : Hidhi një sy deklaratës për nesër. Teksa e lexoja më tërhoqi vëmendjen një formulim në paragrafin e tretë ku flitej për minoritetet tona si ura të çmuara miqësie e bashkëpunimi mes dy vendeve.
I them, kështu është kjo apo ka ndonjë gabim?
Dale ta shoh, më drejtohet Nano dhe me thotë: jo, nuk është gabim.
I them se emigrantët shqiptarë nuk mund të quhen minoritet, nuk e di kush e ka formuluar por kjo nuk mund të lexohet kështu.
Më pas, Nano telefonoi dikë në Tiranë. Nano: Në rregull është, u shpreh pasi mbylli telefonatën.
Jo i them nuk është aspak në rregull, të lutem korrigjoje.
Më pas dolëm në holl bashkë me Isakun, por pas 20 min vjen në tavolinë dhe më kërkon një nga shoqëruesit e kryeministrit dhe më thotë se Nano të kërkon lart.
Nano: E pashë që po këmbëngulje, ok Bashkim jam dakord, merre dhe korrigjoje dhe jepja Virgjilit ta shtypë edhe një herë”, shkruan ndër të tjera diplomati në librin e tij./Panorama
Diskutime rreth kësaj post