40 gra janë helmuar ditën e sotme teksa punonin në një rrobaqepësi.
Ato janë dërguar menjëherë në urgjencë ku u është dhënë trajtimi i nevojshëm mjekësore.
Reagimi i policisë:
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në një rrobaqepësi në Fllakë, Durrës ku 8 puntorë nuk janë ndjerë mirë dhe shoqëruar në spital policia informon se:
Nga veprimet e deritanishme të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se në ambientet e brendshme të rrobaqepësisë , në një cep kanë qenë disa kondicionerë.
Sot disa punëtorë i kanë lëvizur kondicionerët për ti nxjerrë jashtë ambienteve të punës dhe dyshohet se gjatë lëvizjes kanë lëshuar gaz helium dhe ky ka qenë shkaku që punëtoret nuk janë ndier mirë nga ana shëndetësore.
Gjendje shëndetësore e tyre është përmirësuar ku 6 prej të cilave kanë dalë nga spitali dhe 2 janë dërguar në spital në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është shoqëruar pronari i rrobaqepësisë, shtetasi italian G.S. dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post