Kreu i PD-së Gjirokastër ka njoftuar tërheqjen nga rikandidimi për të mbajtur detyrën edhe për një mandat tjetër.
Roland Bejko, njoftoi tërheqjen e tij nëpërmjet rrjeteve sociale pas një konsultimi, që ka pasur me kreun e PD-së Lulzim Basha.
Tërheqja e Bejkos vjen pas përplasjeve të vazhdueshme në degën e Gjirokastrës, ku shumica e kryesisë shpesh bojkotonte aktivitetet.
Mësohet se dorëheqja e Bejkos është bërë me qëllim, që në krye të kësaj dege të zgjidhet ish-kreu i Komunës Lazarat, Dasho Aliko, që është familjar dhe krahu i djathtë i Bejkos.
Diskutime rreth kësaj post