Një muaj më parë Fatmir Xhafa dha dorëheqjen si ministër i Brendshëm, ndërsa në vend të tij brenda ditës kryeministri Rama emëroi Sandër Lleshin. Largimi i tij erdhi pas debateve mbi të vëllanë, për të cilin u zbulua se ishte i dënuar në Itali.
Megjithatë Xhafaj tha se po largohej me vullnet të lirë dhe se askush nuk e kishte detyruar të merrte këtë vendim. Por ditën e sotme Kuvendi ka vendosur për pozicionin e ri ku është emëruar Xhafaj.
Me 77 vota pro dhe asnjë kundër Kuvendi ka votuar sot miratimin e propozimit që Xhafaj të jetë anëtar i Komisionit të Ligjeve.
Kujtojmë që Xhafaj, se gjatë legjislaturës së kaluar ka qenë kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe ka drejtuar Reformën në Drejtësi.
Diskutime rreth kësaj post