Gjatë protestës së djeshme përpara parlamentit, u plagosën 12 efektivë policie, 2 prej të cilëve ishin në gjendje të rëndë. Efektivja e forcave ‘Shqiponja’, Ina Nuk humbi 2 gishtat e dorës, ndërkohë një tjetër efektiv humbi dëgjimin në njërin vesh.
Ina Nuka, efektivja 24-vjeçare e forcave SHQIPONJA, lë sot spitalin e Traumës në Tiranë dhe niset drejt Turqisë.
Efektivja do të dërgohet në një spital në Stamboll për mjekim më të specializuar nisur nga fakti që rasti i saj është delikat.
Ina Nuka humbi gishtat e dorës gjatë protestës së djeshme, teksa tentoi të hiqte një kapsollë që iu hodh mbi qafë nga protestuesit.
Mbrëmë efektiven e vizitoi edhe kryeministri Edi Rama i cili i premtoi se do mundohej ta niste drejt shtetit turk dhe mesa duket, një gjë e tillë është bërë e mundur.
Diskutime rreth kësaj post