Kryetari i Partisë Demokratike ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për shtyp ku ka hedhur akuza ndaj qeverisë se po cënojnë të drejtat e banorëve të ‘Unazës së madhe’. Basha theksoj se tenderi për Unazën u ofrua me çmim rekord.
Sipas Bashës, 2 mijë euro metri katrorë është vjedhja që Edi Rama po bën tek Astiri.
Pjesë nga deklarata e Lulzim Bashës:
Tragjedinë që po ndodh me 300 familje që kërcënohen me prishje të paligjshme nga Edi Rama. Kjo është një vijë e kuqe që kërcënon vatrën e çdo shqiptari. Faktet janë të rënda, nuk ka nevojë për interpretim.
Afera e Unazës së Madhe është një vjedhje e hapur dhe e negociuar direkt nga Edi Rama në dy kompenentë:
Nga rrëmbimi i taksave tuaja dhe rrëmbimi i pronave të gati 317 pronave të familjeve që do të prishen në kundërshtim me ligjin.
2mijë euro për 1 cm: ky është çmimi me të cilin Rama po vjedh paratë tuaja, paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Diskutime rreth kësaj post