Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha se politika e jashtme ka vend për kritika dhe se do të marrë parasysh diskutimet e seancës së jashtëzakonshme.
“Politika jonë e jashtme i ka të metat e veta, i ka disa të çara dhe ka vend për kritikë. Besoj që kjo është e drejtë ta pranojmë e ta themi të gjithë ne. Dëshira ime është që të gjithë në seance të nxjerrim nga diskutimet detyrat dhe obligimet më me rëndësi që i sheh parlamenti. Të na jepni rekomandime sa më të qarte dhe konkluza sa më të qarta”.
Në lidhje me raportin Kosovë-Serbi, Haradinaj tha se nuk mjafton që Kosova të vazhdojë t’ju përshtatet agjendave të të tjerëve dhe se duhet të tregohet vetja.
“Duhet të jemi të qartë në raport me Serbinë. Masat që janë vendosur për produktet që vijnë nga Serbia duhet të jenë të përhershme deri në njohje. Pa një qasje të tille është e pamundur të arrihet një marrëveshje finale”.
Haradinaj gjatë adresimit të tij në kuvend gjithashtu vlerësoi se në planin e brendshëm është e rëndësishme përmbyllja e infrastrukturës se sigurisë në vend.
Diskutime rreth kësaj post