Protesta e sotme para Parlamentit u shoqërua me përplasje të dhunshme ku për pasojë u plagosën 12 efektivë policie e 4 qytetarë. Protestës iu bashkuan deputetët e opozitës dhe lidhur me këtë, ka komentuar gazetari Armand Maho i cili thotë se vendi i opozitës është në Parlament.
“Çfarë bënin deputetët e opozitës tek protesta, ndërkohe që ‘kryeministri më i mirë, që para krishtit’ lëshonte gojën çorap në parlament. Në rrugë rrinë vetë njerëzit, në parlament s’ia kthejnë dot. Sikur të ishin atje e mos e kishin lënë të fliste do kishte efekt ku e ku me shumë se të ndejturit jashtë”, shkruan Maho.
“Ose të djegin mandatet dhe ta delegjitimojnë si parlament, ose në rast se i mbajnë në xhep të shkojne të bëjnë punën e tyre. Një dorë në bakllava e një dore ne revani nuk ka, se kështu po hedh valle per qejfin e vet ai, kryeministri më brilant që na kanë zënë sytë… Rrugën e kanë njerëzit ata kanë parlamentin, atje është lufta e tyre…”, vijon më tej gazetari.
Deri tani, për protestën janë shoqëruar 10 persona ndërsa Prokuroria e Tiranës ka nisur edhe në hetim.
Diskutime rreth kësaj post