Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka kundërshtuar taksën prej 100 për qind të vendosur nga qeveria e Kosovës. Lideri serb kërkon që Kosova të tërhiqet kjo masë doganore.
Në një konferencë të mbajtur në mesnatën e së mërkurës, Vuçiç duket mjaft i shqetësuar, ndërsa i drejton vazhdimisht thirrje Kosovës.
“Porosia ime ndaj shqiptarëve është: Ju lutem o njerëz sikur Zotit, kthjelluni dhe kuptojeni që neve na duhet paqe, kuptojeni që nuk na duhet eskalimi i situatës, as popullatës serbe e as asaj shqiptare. Ju lutem, ju lutem largojeni këto taksat dhe të ulemi e të bisedojmë që të gjejmë një kompromis.
Sikurse ne që ju respektojmë juve shqiptarëve, duhet edhe ju të na respektoni neve serbëve.
Sikur se ne që ne e kuptojmë faktin që ju Kosovën e shihni si shtet të pavarur – gjë që ne jemi kundër, kuptojeni faktin që ne nuk e shohim Kosovën si shtet të pavarur, ndërsa ne ju kuptojmë juve.
Edhe vetëm përmes kompromisit mund të vijmë deri tek zgjidhja. Pa Serbinë nuk mundet të ketë zgjidhje o njerëz, as nuk munden amerikanet tu japin e as qe do të munden (pa marrëveshje me Serbinë), sikur se që duhet ta kuptojnë e si duket e kuptojmë që Kosova nuk është e gjitha e jona, dhe nuk mund ti kemi të gjitha ato që duam ti kemi, vetëm se duhet të gjejmë marrëveshje dhe kompromis. Unë sinqerisht si lus që ta kuptojnë këtë, sepse ndryshe na dërgon në një katastrofë”, është shprehur Vuçiç.
Diskutime rreth kësaj post