Tre ditët e ardhshme do të jenë të vështira ku do të ketë reshje dëbore, shiu dhe do te jete shumë ftohtë. Sipas Meteoalb, situata nuk do të ndryshojë, por gjatë natës së sotme do të nisin reshje më të dendura shiu dhe dëbore, kryesisht në zonën verilindore.
Sot gjatë natës pritet të kemi zhvillim të vranësirave duke sjellë mot të paqëndrueshëm dhe reshje shiu në vend.
Më të dendura reshjet e shiut do të jenë në veriperëndim, si dhe reshje dëbore në zonat malore kryesisht zona verilindore.
Kjo situatë do të vazhdoj deri të enjte ku pritet ndërprerje e reshjeve.
Përsa i përket temperaturave do të ketë rritje të lehtë dhe graduale nga dita në ditë.
Diskutime rreth kësaj post