Me afrimin e festave të 28-29 nëntorit, duket se kryetari i Bashkisë së Tiranës është përfshirë nga ethet e nacionalizimit. Aq sa, ka shkuar edhe përtej hapësirës territoriale që ai mbulon politikisht.
Me rastin e festave të flamurit, Veliaj ka dhënë sugjerimin e tij për vendosjen e flamujve kombëtar në banesat apo vendin e punës. Dhe duke e marrë si të mirëqenë këtë sugjerim, thotë se sa bukur do të dukej Tirana dhe Shqipëria.
“Po sikur, secili prej nesh në lagjen, banesën apo punën e vet të vendoste një flamur për festat e Nëntorit? –⚫️ Sa e bukur do dukej Tirana dhe e gjithë Shqipëria? #”, shkruan Veliaj.
Diskutime rreth kësaj post