Një nga banoret e Astirit dhe gjithashtu protestuese, ka akuzuar Policinë e Shtetit se e ka marrë me dhunë. Teksa tregonte shenjat e zeza në kra, zonja akuzoi policët e komisariat të Kombinatit, ndërsa shtoi se ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë.
“Policia më arrestoi djalin. Më arrestuan pardje djalin dhe vet kam qenë në spital. Shkoni si jam bërë. Më mori policia e Kombinatit. Ka tre ditë që ka ndodhur ngjarja.
Kam qenë sëmurë. Dhe mbrëmë kam qenë në spital në orën 2 të natës pasi na kanë shqetësuar shumë. Më erdhën rreth 20 police në vendin e punë dhe më tërhoqën zvarrë. Më kërkuan telefonin e djalit, se di pse e kërkonin”, tha zonja per NeWs24. /albeu
Diskutime rreth kësaj post