Tek ‘Ushtari i Panjohur’, Bashkia e Tiranës kishte organizuar sot ceremoninë për përkujtimin e 17 Nëntorit, ditës së Çlirimit të Tiranës. Krahas kryebashkiakut Veliaj, të pranishëm ishin edhe disa deputetë të PS-së, Vasilika Hysi, Blerina Gjylameti, Elona Gjebrea, Sadri Abazi e Besnik Bare, si dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.
Por ajo që tërhoqi më tepër vëmendje ishte mungesa e deputetit Pandeli Majko. Ky i fundit është përherë i pranishëm në aktivitete të lidhura me luftën dhe mos shfaqja e tij sot ra jo pak në sy.
Nuk dihen arsyet e mungesës së Pandeli Majko, por ky i fundit është shfaqur disa herë në krah të kryebashkiakut Veliaj, kryesisht në aktivitete në njësinë numër 5, ndërkohë që deputeti i PS-së ka qenë shoqëruesi i kryebashkiakut edhe në aktivitetin e zhvilluar për konferencën e Pezës.
Diskutime rreth kësaj post