Policia e Librazhdit ka dhënë detaje e para pas aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në Qafë Thanë. Sipas Policisë, një autobus me gjimnazistë të një shkolle në Roskovec ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 7 nxënës të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Përrenjasit.
Njoftimi i policisë
Më datë 16.11.2018, rreth orës 17:00, në Qaf Thanë, Autobusi me targe AA 723 OP me drejtues shtetasin L. H, duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Fierit, ku në këtë autobus udhëtonin nxënës të një shkolle të Roskovecit, për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe nga pakujdesi e drejtuesit te mjetit ka dale nga rruga ku për pasojë u lënduan lehtë shtetasit: L. V., 17 vjeçe, E. D., 15 vjeç, N. H., 17 vjeçe, B. Q., 18 vjeç, J. G., 17 vjeç, D. V., 17 vjeç, M. V., të cilët pas kontrollit mjekësor dhe marrjes së ndihmës së parë, janë në pritje të autobusit tjetër për tu larguar për në banesat e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.
Diskutime rreth kësaj post