Dorëheqja e Taulant Mukës nga pozita e zv. ministrit të Arsimit vetëm 2 javë pasi mori këtë punë ishte një vendim i papritur.
Shumëkush mund të pyesë për shkaqet që e çuan të riun Muka të jepte dorëheqjen dhe ndoshta nuk është ajo që mund të keni menduar.
Taulant Muka i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama ku i sqaron arsyet e dorëheqjes nga posti i zv.ministrit të Arsimit.
Në letrën e dorëheqjes, Muka shkruan se largohet nga ky institucion për arsye etike, morale dhe profesionale.
Sipas Mukës, modeli i punës në ministrinë që drejtohet nga Lindita Nikolla është i papranueshëm.
Muka shkruan:
“I nderuar Z.Kryeministër,
Për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë që unë kam me modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit, Sporti dhe Rinisë, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i zëvendësministrit të Arsimit, Sporti dhe Rinisë“, përfundon Muka në letrën e tij drejtuar kryeministrit Rama. /Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post