Frikë e panik tek banorët në jug të Shqipërisë, për shkak të disa tërmeteve të fuqishëm që kanë rënë brenda 2 orësh paraditen e sotme. Siç bëhet e ditur nga Instituti Europian i Sizmologjisë, në thellësi të detit Jon kanë rënë 4 tërmete të shkallës së lartë.
Tërmete me epiqendër në detin Jon janë regjistruar në një thellësi 10 kilometra. Tërmeti i parë ka qenë me magnitudë 4.9, i dyti 4.7, i treti 3.9 dhe tërmeti i katërt me magnitudë 4.4.
Lëkundjet sizmike janë ndjerë kryesisht në Greqi, por edhe në jug të Shqipërisë. Nga tërmetet nuk ka raportime për dëme materiale dhe as për persona të lënduar.
Diskutime rreth kësaj post