Plot tensione u shoqërua protesta e sotme tek Bashkia e Tiranës, ku banorët e Astirit hodhën kapsolle dhe flakadanë. Nga kjo përplasje kanë marrë dëmtime fizike disa prej punonjësve të Policisë Bashkiake, të cilët kanë marrë ndihmën e parë brenda ambienteve të bashkisë.
Përmes disa fotove të siguruara nga Bashkia e Tiranës, mësohet se 3 policë kanë përfunduar në spital për shkak të plagëve të marra.
Kujtojmë se protestuesit u përplasën fizikisht duke tentuar që të thyejnë kordonin dhe të futeshin brenda godinës së Bashkisë së Tiranës. Por pas disa orësh para bashkisë, ata u tërhoqën, ndërsa do të vijojnë protestën nesër në orën 17:00.
Diskutime rreth kësaj post