Atentatin e ndodhur këtë të mërkurë në Shkodër, ku mbeti i vrarë Fatos Ferracaku, dhe ku u plagos Fatmir Mehaj, e ka komentuar edhe gazetari i njohur i kronikës Artan Hoxha.
Përmes një statusi në Facebook, Hoxha nënvizon se nga dinamika e ngjarjes, ka dyshime të forta se ekzekutuesit, ende të paidentifikuar, të jenë vrasës me pagesë.
Ndërkohë që urdhëruesi, sipas Hoxhës, po shijon spektaklin që ka organizuar, nga ekrani i televizorit.
“Nga informacioni paraprak dhe dinamika e ngjarjes duket se ekzekutoret jane vrases me pagese, ndersa urdheruesi dhe truri i ketij atentati eshte duke ndjekur nga ekrani spektalin kriminal qe ka organizuar” shkruan ai.
Po ashtu, sipas Hoxhës, të dhënat e para flasin se objektivi i atentatit ka qenë Fatos Ferracaku.
“Një njeri pa asnje problematikë në të shkuaren, pervec faktit se eshte djali i xhaxhait i Kujtim Ferracakut, babait te biznesmenit Arjan Ferracaku i vrare me 1 shtator 2018, ne zonen e Livadheve. Por atentati i 1 shtatorit 2018, ndaj biznesmenit krejtesisht te pafajshem Arjan Ferracaku qe ngriti Shkodren me kembe, te madh e te vogel, dhe ngjarja e sotme te markata e peshkut ne Rus, tregojne qarte se viktima te krimit po bien qytetaret e pafajshem… Mekanizmi i atentatit me dy autore me motorr, njeri prej tyre qitesi, dhe pas ngjarjes motorri digjet ne periferi te qytetit tregon se seriali i vrasjeve ne Shkoder i nisur me 15 korrik 2018, me ekzekutimin e Boran Bercanes dhe bashkeshortes se tij Silvi Ndocaj, eshte ne vijim e siper”. shprehet gazetari Hoxha në statusin e tij
Ngjarja e rëndë ndodhi këtë mesditë në lagjen Rus të qytetit verior, ku atentatorët të maskuar dhe me një motor qëlluan me breshëri arme ndaj Ferracakut. Ky i fundit rezulton të jetë edhe i afërm i Arjan Ferracaku, që po ashtu u ekzekutua në fillim të muajit shtator.
Diskutime rreth kësaj post