Në Bruksel është mbajtur një konferencë e përbashkët për mediat nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn dhe përfaqësuesja për Politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini.
E para që mori fjalën ishte Mogherini, e cila tha se viti 2019 do të jetë një vit ku do të shënohen suksese nga Shqipëria.
“Shqipëria vazhdon të luajë një rol konstruktiv në rajon. Kemi qenë të vendosur për t’i dhënë prioritet operacioneve në fushën e sigurisë. Marrëveshja mes vendeve të Ballkanit perëndimor dhe Europës është strategjia me të cilën po ecin vendet. Ne do të vazhdojmë të punojmë me Shqipërinë për të plotësuar të gjitha kushtet. Ne mbetemi të vendosur që 2019 të jetë vit i suksesshëm për Shqipërinë ashtu siç dëshirojnë qytetarët shqiptarë”, tha ajo.
Ndërkohë ministri Bushati theksoi se në kuadër të procesit të integrimit, qeveria “Rama” është e hapur dhe e gatshme për dialog me forcat e tjera politike.
“Gjatë diskutimeve në takimin e 10-të Stabilizim-Asoocimit, dhamë mesazhin për të mbajtur hapur derën për bashkëpunim me forcat politike. Jemi pro reformave. Në qershorin e 2019-ës bashkë me KE dhe vendet e BE të punojmë të gjithë së bashku, që këtë histori ta kthejmë në histori suksesi”, tha Bushati.
Ministri i Jashtëm vlerësoi edhe goditjen e bandave të krimit të organizuar, lëvizje për të cilën Shqipëria u përgëzua edhe nga Mogherini dhe Hahn.
“Operacionet për goditjen e bandave janë inkurajuese dhe më vjen mirë që përfaqësuesja e lartë e BE e përmendi këtë fakt. Instancat ligjzbatuese janë në një front. Do të vijojmë më teje dhe me zbatimin e ligjit për respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare. Çështje e dytë të cilët ndajmë një pikëpamje të plotë me BE ka të bëjë me rolin e Shqipërisë në rajon. Faktin që Shqipëria e linjëson qëndrimin e saj me BE nuk është proces mekanik, është një proces që buron nga zgjedhjet strategjike”, theksoi Bushati. /Top-channel
Diskutime rreth kësaj post