Kryeministri Edi Rama është përgjigjur përballë gazetarëve në lidhje me shtëpitë që do të shemben në Astir dhe protestat e pndërprera të banorëve. Banorët nuk i kanë ndalur protestat dhe kundërshtojnë me forxë prishjen e banesave të tyre për ndërtimin e “Unazës së Madhe”.
Rama tha se do veprohet ashtu siç e parashikon ligji, duke lënë të kuptohet se nuk do të ketë negociata me banorët, ashtu siç kanë kërkuar këta të fundit.
“Në vitin 2018 diskutohet që mund të imponohesh me forcë kundër interesit publik, kundër ligjit dhe interesit publik janë të tepërta ta diskutojmë. Unaza e madhe është një vepër e domosdoshme në realizim e sipër. Në atë segment aty është një nga pjesët e bllokimit, se kuptoj si mundë të diskutojmë sot, jo dogjën gomat, jo po e dogjën flamurin”, tha Rama.
“Ligjet janë të qarta, patjetër ka familja ka biznese kudo ka pasur kudo ka prevaluar interesi publik, për ata që kanë pronën të ligjshme ka kompensim sipas ligjit, ata që se kanë u jepet nga paratë e taksapaguesve një bonus qiraje për tre vite, për tre vite i paguan shteti qiranë derisa të gjejnë strehim. Shtëpia që u prishen është e paligjshme”, shtoi kreu i qeverisë në Repolitix.
Diskutime rreth kësaj post