Kryeministri Rma është pyetur mbrëmjen e sotme në Reopolitix nga gazetarët nëse Xhafaj dha dorëheqjen me dëshirë apo i detyruar.
Rama: S’ka asnjë diskutim se s’kam pas asnjë arsye…Ka dhënë dorëheqjen me vullnetin e tij të lirë dhe do ketë respektin tim në punën që ka bërë.
Më tej, gazetari Lesi tha se ka informacione se Rama nuk fliste me ish-ministrin Fatmir Xhafaj.
“E pavërtetë”, e kundërshtoi Rama.
Kreu i qeverisë tha se Xhafaj ishte “i zgjedhur nga unë, i mbështetur nga unë dhe i tërhequr nga detyra me vullnetin e tij të lirë. Ai ka gojë vetë, e ka shprehur vetë, dhe të tjerat janë broçkulla që ziejnë në kazanin mediatik”. /albeu.
Diskutime rreth kësaj post