Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka folur për herë të parë për marrëveshjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe ka komentuar pjesën detare e cila është duke u diskutuar mes palëve.
I ftuar mbrëmjen e kaluar në ‘Real Story’, Bushati deklaroi se palët janë ende në negociata, por ka treguar pjesën e detit për të cilën po zhvillohen ato.
“Marrëveshja e Detit është një çështje që është në diskutim jemi në proces negocimi të një pakete të plotë, që do të mbyllnin njëherë e përgjithmonë këtë çështje”, tha ministri.
Duke qëndruar tek fqinji ynë jugor shefi i diplomacisë ka komentuar dhe atë qe ka ndodhur në Bularat. Bushati nuk e ka fshehur se Tirana priste një reagim edhe më të qartë nga Athina.
“Qeveria greke është treguar e matur, por ne kemi pritur një distancim më të qartë në lidhje me shfaqjet ekstremiste që ndodhen në ceremoninë e varrimit në Bularat. Nga Greqia nuk ka një zë të vetëm të distancuar nga kjo ngjarje në asnjë media greke, ndërsa media jonë ka qenë më e qartë në raportime, ka pasur raportim për qëndrimet e vendi tonë por dhe nga Greqia. Me duhet te theksoj se ende nuk është mbyllur përfundimisht lista e personave qe iu është ndaluar hyrja ne vendin tone. Ngjarjes se Bularatit nuk i duhet dhënë një sfond etnik, ne kemi pasur sinjalizime për tensione atë ditë. Ndërkohë atë ditë atje ka pasur dhe dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët nuk kanë një qëndrim të distancuar në lidhje me këtë ngjarje, fjala është për 2 Vangjelët.”, tha ministri i Jashtëm
I pyetur lidhur me dekretin e Sandër Lleshaj Bushati u shpreh se ngërcç do të zgjidhet pasi janë ezauruar të gjitha hapat kushtetuese.
Diskutime rreth kësaj post