Ka nisur protesta e banorët të zonës së Unazës së Re, të cilët nuk ndalen për të mbrojtur shtëpitë nga shembja. Në mbështetje të tyre edhe deputetët e PD-së.
Ata duken të vendosur për ti dhënë një përgjigje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili jo vetëm që i shpërfilli ata sot, duke ju mbyllur dyer e baskisë, por edhe i ofendoi, duke i etiketuar “shpellarë”.
Protesta e sotme te zona e “Astir”-it, sërish ka krijuar probleme në bllokimin e qarkullimit rrugor, ndërsa protestuesit kanë djegur edhe goma. Me pankarta në duar dhe me thirrjet “Jemi qytetarë nuk jemi shpellarë si dhe poshtë hajdutët”, ata kërkuan të mos preken shtëpitë e tyre.
Në mbështetje të tyre kanë dalë edhe deputetë të Partisë Demokratike. Janë rreth 300 familje që preken projekti i ndërtimit të Unazës së Re.
Paraditen e sotme banorët protestuan përpara bashkisë së Tiranës, duke tentuar edhe futjen me forcë brenda ambienteve të bashkisë.
Video:
Diskutime rreth kësaj post