Greqia është një vend ku ka një numër të madh emigrantësh shqiptarë. Kemi dëgjuar plotë emra që edhe pse nuk janë në vendin e tyre, kanë arritur suksese të mëdha. Një prej tyre është edhe atletja Eleni Xhengo e cila është nga Korça, por jeton në Greqi bashkë me familjen.
Eleni është Kampione Bote në hedhjen e shtizës, titull që e ka fituar në muajin tetor.
Por sot Eleni është shpallur edhe atletja më e mirë greke dhe Europaine duke i mundur të gjithë sportistet greke.
Vlerësimi është arritur pas një votimi online, me ndihmën e mediave sociale, ku Elina Xhengo ka marrë 3.470 vota, duke lënë pas Jaroslava Mahucik nga Ukrania me 3150 vota dhe Aleksandra Naseva, Bullgari, me 2731 vota.
Shpallja e shqiptares si atletja më e mirë greke, shihet si një përgjigje ndaj ekstremistëve të cilët së fundmi kanë shkaktuar mjaftë trazira në jug të Shqipërisë. /albeu
Diskutime rreth kësaj post