Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratave të lryeministrit Edi Rama për ngritjen shpejt të Gjykatës Kushtetuese, aktualisht jashtë funksionit, duke e thirrur në ndihmë pikërisht për ngërçin e krijuar për dekretimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm.
Manjani shkruan se për liritë dhe të drejtat e njeriut që dhunohen apo atyre që iu rrëmbehen pronat e për çështje të tjera nuk duhet Gjykata Kushtetuese, por për dekretin e Sandër Lleshit po.
STATUSI I MANJANIT
Për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut që dhunohen çdo ditë. Ka njerëz që rrinë në burg ose ju rrëmbehet prona;
Për ligje që partia-shtet miraton në shkelje flagrante të Kushtetutës. Ligji i Teatrit është simboli i shkeljes së Kushtetutës;
Për marrëveshjen e detit e jo vetëm;
Rilindjes nuk i duhet Gjykata Kushtetuese.
Ndërsa për dekretin e Sandër Lleshit po! Për një dekret premtohet se do bëhet shpejt gjykata.
Çfarë legenllëku e tepsihane e qeveris kët vend!!!
Diskutime rreth kësaj post