Kryetari i opozitës Lulzim Basha, i ftuar në “360 Gradë” ka dhënë komentin e tij në lidhje me situatën për zv/ministrin e Brendshëm Sandër Lleshin.
Sipas tij, e gjithë kjo luftë nga ana e kryeministir Rama bëhet për shkak se Lleshi është një vartës i tij, dhe në këtë mënyrë do të ketë nën kontroll Ministrinë e Brendshme.
“Ajo që po paralajmëroj sot është që emërimi apo jo i Lleshit, përfaqëson shkallën më të fortë të kontrollit dhe kapjes së Ministrisë së Brendshme nga Rama, në këtë fazë që i duhet më shumë për të mbyllur dosjet e hapura të Tahirit, Xhafajt apo të çështjeve të tjera që ka”, u shpreh Basha. /albeu
Diskutime rreth kësaj post