Kombëtarja shqiptare do të luajë të shtunën në mbrëmje përballë skocisë ndeshjen e fundit për Ligën e Kombeve.
Ditën e sotme, suluesi Rey Manaj ka pësuar një dëmtim dhe është larguar nga grumbullimi, ndërkohë Panuçi mendoi ta zëvendësonte me Fiorin Durmishajn që luan në kampionatin grek me Panonios.
Megjithatë, përgjigja që ka marrë nga futbollisti është negative dhe këtë herë fajin e ka Greqia.
Durmishaj e ka të pamundur të largohet pasi po kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak atje, meqë po pajiset edhe me dokumentet greke.
Si rrjedhojë, ai nuk ka qenë i gatshëm për t’iu bashkuar përfaqësueses shqiptare në këtë moment kur do të ishte i nevojshëm pasi nuk ka shumë alternativa për kuqezinjtë në repartin e avancuar.
Diskutime rreth kësaj post