Punonjësit e një kompanie në Belgjikë janë lumturuar shumë kur kanë parë në llogaritë e tyre bankare 30 mijë euro shtesë.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në një uzinë të shkrirjes së çelikut ku punonjësit kaluan një fundjavë vërtet të këndshme pas lajmit që morën.
Por për fatin e tyre të keq u zbulua se paratë, ishin hedhur në llogarinë e tyre nga një gabim i stërmadh pasi në fakt, ata do të merrnin një bonus prej vetëm 100 eurove.
Sidoqoftë, pati nga ata që përfituan diçka, disa u nxituan t’i përdornin më së miri fondet, paguan borxhe apo edhe i luajtën në kazino…por tani, kompania i kërkon paratë mbrapsht.
Një nga punonjësit ka treguar:
“U shokova kur pashë gjendjen e llogarisë sime. Por dukej se ishte një gabim, ndaj nuk preka asgjë. Mora vetëm pagën dhe e lashë mënjanë pjesën tjetër deri sa të mësoja diçka më shumë.”
Nuk është bërë e qartë se sa nga 230 punonjësit e uzinës, me pagë mesatare 1600 euro në muaj, morën bonusin gjigant por, siç bëhet e ditur, janë të paktë ata që e kanë pësuar dhe janë të detyruar tani të kthejnë pas çdo cent.
Diskutime rreth kësaj post