Zv/ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, kërkon nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, t’i heqë atij gradën e gjeneralit, si zgjidhje për t’i hapur rrugë dekretimit si ministër i Brendshëm. Kërkesa i është adresuar Kreut të Shtetit, në përgjigjen që kryeministri Rama i drejtoi Presidentit.
Në letrën me 14 pyetje që Presidenti Ilir Meta, i drejtoi Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, bëri publike dhe një nga arsyet kushtetuese të mosdekretimit të tij që herën e parë. Në letrën e tij për ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, Kreu i Shtetit shkruante se duke qenë se ministri si funksion kushtetues është autoritet civil, emërimi Sandër Lleshajt në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese.
“Duke qenë se, kandidatura e z. Sandër Lleshaj, vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake, në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku ministri i funksion kushtetues, është autoritet civil, në zbatim të neneve 69, 103, 167/1, të Kushtetutës, emërimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese.
Kjo sepse ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra”, thuhej në letrën e Presidentit.
Diskutime rreth kësaj post