Akuzohet se ka shpërdoruar detyrën dhe pritet arrestohet ish-kryeministri i njohur zhduket pa as një gjurmë. Bëhet fjalë për ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski prej dy ditësh vijon të jetë i zhdukur, duke mos dhënë mundësinë autoriteteve që ti dorëzojnë vendimin refuzues për shtyrjen e vuajtjes së dënimit prej dy vjet burg.
Ky është një vendim që duhet të pranohet personalisht nga vetë ish-kryeministri Gruevski, dhe menjëherë të shkojë në burg për vuajtjen e dënimit për shpërdorim të detyrës në rastin e blerjes së makinës luksoze qeveritare në vlerë prej 600 mijë euro.
Sipas ligjeve ekzistuese, nëse edhe të hënë nuk arrihet t’i dorëzohet vendimi, atëherë do të shpallet fletarrest për dërgimin e tij në burg.
Ndërkohë sipas disa raportimeve të ndryshme nga mediat maqedonase dyshohet se ai mund të jetë larguar jashtë por akoma nuk është vërtetuar asgjë nga ky informacion.
Diskutime rreth kësaj post