Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “European Western Balkans”, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ka folur lidhur me ecurinë e Shqipërisë drejt hapjes së negociatave me BE-në.
I pyetur nëse e konsideron Shqipërinë të gatshme që të fillojë procesin e negociatave me BE vitin e ardhshëm, Soreca u përgjigj se janë bërë avancime shumë të rëndësishëm në vitet e fundit, por ende ka shumë për të bërë.
“Shqipëria ka bërë përparim shumë të rëndësishëm në vitet dhe muajt e fundit, por ka ende shumë për të bërë, veçanërisht në fushat që janë identifikuar nga raporti i Këshillit Europian, në qershorin e kaluar. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është vendimtare dhe nuk ka kohë për të humbur. Reforma e drejtësisë duhet të vazhdojë, është një proces elastik dhe të gjithë duhet të punojnë në të njëjtën drejtim” është përgjigjur Soreca.
Soreca është pyetur nëse Këshilli Europian duhet të kishte filluar apo jo negociatat me Shqipërinë në qershor të këtij viti në formë motivimi për reforma të mëtejshme.
“Komisioni Europian rekomandonte hapjen e negociatave në qershor, por Bashkimi Europian përbëhet nga disa institucione dhe Këshilli, në kuadër të së drejtës së saj, nuk ka gjetur konsensus për këtë. Ne respektojmë shumë qëndrimin e atyre shteteve anëtare që nuk ishin dakord. Ne po punojmë me ta dhe më e rëndësishmja, po punojmë me Shqipërinë për të qenë të sigurtë se shqetësimet e shprehura në qershorin e kaluar janë adresuar dhe ndoshta janë zgjidhur në mënyrë që të kemi një përfundim pozitiv në vitin e ardhshëm”, shprehet ambasadori.
Diskutime rreth kësaj post