Heqja e shqiponjës në hyrje të kryeqytetit nuk është pritur mirë nga eksponent të ndryshëm të opozitës. Mes tyre është edhe deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Strazimir shkruan se Rama e largoi simbolin e pavarësisë për shkak të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili sipas tij i shkakton krizmat e astmës natën dhe ditën.
“…nëse Sali Berisha në vend të Shqiponjës, do kish vënë aty për 100 vjetor ‘DAVIDIN’ (Zotit i qofshim falë)
P.S. nuk e ka me “shqiponjën”, e ka me atë që i shkakton krizat e astmës natën dhe diten: Sali Berishën …”, shkruan Strazimi.
Shqiponja prej çeliku u inaugurua në 100 vjetorin e pavarësisë, ku të pranishëm ishin ish-kryeministri Sali Berisha, ish-kryebashkiaku Basha dhe financuesi i saj, biznesmeni nga Maqedonia me banim në Gjermani, Lazim Destani.
Diskutime rreth kësaj post