Ditën e sotme shteti shqiptar shpalli “non grata” krahas 52 shtetasve grekë edhe eurodeputeten qipriote Eleni Theocharous.
Lajmi i ka rënë në vesh brenda pak orësh edhe asaj vetë, e për këtë është pyetur nga media greke “Hellas Journal”.
Në një intervistë për këtë media ajo e ka konsideruar këtë vendim të shtetit tonë një titull nderi.
Theocharous tha:
“Është një titull nderi për mua të vihem sërish nën targetin e një regjimi të korruptuar e diktatorial si ai i Edi Ramës në Shqipëri. Ata nuk mund të zbehin rezistencën time, apo pasionin tim për të drejtat e njeriut dhe ruajtjen e Vorio Epirit”.
Sipas kësaj media eurodeputetja, e cila është edhe raportuese në hije për bisedimet e pranimit të Shqipërisë në BE, pritet të flasë në lidhje me vrasjen e Konstandinos Kaçifas të hënën, para Parlamentit Evropian.
Diskutime rreth kësaj post