Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit Enver Hoxha, ka marrë urdhër për të dalë nga banesa ku jeton në zonën e Laprakës në Tiranë, pasi banesa preket nga plani për zgjerimin e Unazës së Re.
Nexhmija e dënoi një veprim të tillë duke e quajtur veprim tipik fashist, teksa theksoi se nuk i kanë dhënë asnjë alternativë.
Mirëpo pas kësaj ka reaguar deputeti Nard Ndoka, i cili ka ironizuar qeverinë e Edi Ramës, teksa shprehet se edhe Nexhmijes i duket fashiste kjo qeveri.
Reagimi i plotë i Ndokës:
Sa e rëndë është situata politike!
Edhe Nexhmijes i duket qeveria e Ramës fashiste!
Kur mendon se standartin e krahasimit e ka me qeverinë e Enverit!
Diskutime rreth kësaj post