Pasi Blendi Fevziu i mbylli mikrofonin Flamur Nokës me arsyen se po ndërhynte vazhdimisht, por kjo gjë nuk i ka pëlqyer dekputeteit të PD-së. Ky i fundit i revoltuar është shprehur se Fevziu i mbylli gojën opozitës dhe se i bën fresk rilindjes.
“Ty të ka fyer Saimir Tahiri dhe s’ke folur. Ke fikur mikrofonin opozitës”, u shpreh Noka.
Ndërsa Fevziu me tone të larta tha se gojën ia ka mbyllur Flamur Nokës dhe jo opozitës. Teksa i tha të pushojë, iu drejtua më tej: Unë nuk pyes as Tahirin as Edi Ramin. Këtu rregullat i bëj unë. Mos kishe aleancë shtypin Flamur Noka ti do ishe zi e më zi…Gojën sma mbyll as ti as askush. Kam 22 vite që e bëj. Këtu nuk mund të bëni ju çfarë të doni. Ju bëni pyetje unë, përgjigjeni…” /albeu
Diskutime rreth kësaj post