Një pjesë e mediave greke e nxitur nga racizmi ndaj shqiptarëve nuk rreken të verifikojnë lajmet kur bëhet fjalë për ndonjë ngjarje negative në drejtim të bashkëkombasve tanë.
Kështu ka ndodhur gjatë ditës së sotme ku në mediat greke është shpërndarë një lajm se gjoja një grup shqiptarësh kanë hequr flamurin grek nga një fshat në Heraklion të Kretës, raporton Albeu.com.
Lajmi mori dhenë dhe mijëra grekë shanë mbarë e prapë shqiptarët duke e lidhur edhe me vrasjen e ekstremistit Katsifas në Bularat.
Por, nuk zgjati shumë dhe autoritetet greke kthyen mbrapsh të gjithë historinë duke treguar të vërtetën.
Sipas policisë greke, flamurin e ulën dy studentë francezë që ndodheshin për një udhëtim në Kretë prej disa ditësh. Ata janë kërkuar por më pas u zbulua se kishin ikur dje nga Greqia.
Ndryshe nga lajmi i parë që u transmetua me titra të mëdha, ky i dyti gjeti pak hapësira në disa media greke duke treguar edhe njëherë se atje ka shumë për t’u bërë në mënyrë që shqiptarët të mos diskriminohen dhe demonizohen vetëm se janë shqiptarë. /albeu
Video:
Diskutime rreth kësaj post